Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa e konsideron rrënuese të shtetit iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Specialen

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se do të jetë rrënuese e shtetit të Kosovës iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se përkrah qëndrimin e grupit parlamentar për këtë çështje.

“Si kryetar i LDK-së i konsideroj rrënuese për shtetin tonë dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. E përkrah plotësisht qëndrimin e grupit tonë parlamentar për këtë çështje”, ka shkruar Mustafa në Facebook.