Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka thënë sot deputetëve të Kosovës se Qeveria nuk vendos për pagat e deputetëve dhe nëse ata vetë i cakton ato, atëherë Qeveria do ta ekzekutojë vendimin.
Ai duke iu përgjigjur deputetit Faton Topallit, i cili tha se do të duhej që diferenca e madhe e pagës së zyrtarëve dhe pagës mesatare të jetë në proporcione të arsyeshme, ka thënë se në vjeshtë do ta sjellin ligjin për nivelimin e pagave.
Mustafa ka thënë se ka diferenca të mëdha në Kosovë dhe nuk janë në harmoni me punën që e bëjnë. Sipas tij, është punuar mjaft në ligjin për pagat, që të vlejë rregulli që për punën e njëjtë të kenë pagën e njëjtë.
Mustafa tha se është kërkuar që ky ligj të trajtohet bashkë me Ligjin e shërbimit civil dhe Ligjin mbi organizimin e administratës shtetërore dhe t’ia ofrojmë Kuvendit në vjeshtë për trajtim.
“Ju vendosni vetë për pagat e deputetëve, sepse Qeveria nuk ka kompetencë për pagat e deputetëve, dhe nëse ju vendosni për uljen e pagave, atëherë ne do ta ekzekutojmë”, tha ai.
-
Mustafa: Askush s’mund të ushtrojë pozita ekzekutive dhe legjislative në të njëjtën kohë
-
Zemaj për pagat e deputetëve: Puna po bëhet, seancat thirren sipas rregullores
-
Mustafa: Votimi i rishikimit të buxhetit flet për kapërcimin e interesave të ngushta partiake
-
Hoti zotohet për procedim të shpejtë në Kuvend të Ligjit për Paga
-
Mustafa: Kjo Qeveri të shkojë, të krijohet një qeveri e re