Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Demokracia nuk duron dënim kolektiv

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që të mos paguhen grevistët për kohën sa nuk punojnë.

Mustafa në një postim në Facebook ka thënë se që nga paslufta nuk ka pasur dënim të tillë kolektiv.

“Demokracia nuk duron dënim kolektiv! Prej 12 qershor 1999 e tutje, apo pas 23 vitesh, në Kosovën e lirë e të pavarur merret vendimi i errët pushtetar; dënohen kolektivisht grevistët”, ka shkruar Mustafa.

Artikuj të ngjashëm