Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka thënë të shtunën se procedimi i demarkacionit në Kuvend do të bëhet në momentin kur të jenë të sigurt se ai do të kalojë.
Ai këto komente i bëri me rastin e nisjes së punimeve në ndërtimin e rrugës Dragash-Shishtavec.
Duke folur për çështjen e demarkacionit dhe procedimit të kësaj çështjeje në Kuvend, Mustafa tha se kjo do të ndodhë kur të jetë e sigurt se demarkacioni do të kalojë.
“Po ne tash po bisedojmë për këtë çështje jo vetëm me koalicionin, por edhe me subjektet tjera. Të shohim si janë gjasat e prezencës së tyre në Kuvend dhe votimi. Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin që e kemi të sigurt se do ta kapërcejmë. Për ne është e rëndësishme që të bëhet ratifikimi, që të liberalizohen vizat për qytetarët”, tha kryeministri Mustafa.
Më parë është raportuar se demarkacioni do të shkojë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim javën e ardhshme.
-
Qeveria pritet që sot ta procedojë Demarkacionin në Kuvend
-
Mustafa s’konfirmon nëse demarkacioni do të shkojë në Kuvend javën e ardhshme
-
Demarkacioni përfundimisht në Kuvend javën që vjen
-
Zyrtare: Qeveria e procedon Demarkacionin më së largu në fillim të javës së ardhshme
-
Mustafa “no comment” rreth mundësisë së procedimit të demarkacionit në Kuvend