Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka pritur që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së tij i nisur nga opozita të përmbajë kritika për realizimin e punëve të premtuara.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se asnjë mocion kundër Qeverisë nuk do t’i shpëtojë ata që kanë plaçkitur 30 milionë euro nga Telekomi i Kosovës dhe 5 milionë eurot përmes pasaportave.
“Kam pritur se Mocioni i opozitës do të përmbajë diçka që kemi punuar keq apo s'kemi punuar atë që kemi premtuar. Por, se kësaj Qeverie do të tentohet t'i adresohen keqpërdorimet, vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s'ka të bëjë, nuk kam pritur”, ka shkruar Mustafa.
“Asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës, ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie”, ka shkruar ai.
-
Mustafa: Qeveria ime s’pati asnjë aferë korruptive - jam krenar me bashkëpunëtorët e mi
-
Mustafa i kundërpërgjigjet mocionit të opozitës
-
Përmbledhje e KTV-së për reagimet e sotme ndaj mocionit të opozitës
-
Mustafa: Rrëzimin e Qeverisë po e duan ata që kanë probleme me ligjin, krimin e korrupsionin
-
Mustafa: Trusti s’duhet të kalojë