Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë pjesë në protestën e djeshme në sheshin e Prishtinës, të organizuar nga AAK me kërkesën për lirimin e shefit të tyre, Ramush Haradinaj, i ndaluar në Francë.
Musliu, përmes një postimi në Facebook, thotë se në protestën e djeshme është zhveshur nga petku i deputetes dhe ai partiak “me vullnetin më të madh” për të dhënë “një kontribut sado të vogël duke shprehur revoltën time si qytetare për mbajtjen padrejtësisht në Francë të Gjeneral Ramush Haradinajt”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ajo tha se në protestë pa njerëz të cilët “deri dje fabrikuan dosje kundër UÇK-së”.
“Dikush do ta merrte zhgënjim keqpërdorimin e protestës, por unë jo, sepse edhe pse protesta më së paku ishte protestë për Ramushin, edhe pse protesta u keqpërdor, kjo protestë kishte një të mirë: sot u kuptua përfundimisht se ata që deri dje fabrikuan tinëz dhe fshehurazi dosje kundër UÇK-së, sot kishin dal hapurazi me pankarta në duar dhe tregonin kush nga krerët e UÇK-së e ka radhën për t’u burgosur. Sot ma shumë se kurrë ma dëshmuan ata që qajnë me lot krokodili kundër Gjykatës Speciale se ata asnjëherë nuk ishin kundër kësaj gjykate, ata i kontribuuan fshehurazi deri sot, e sot dolën sheshit me pankarta në duar”, shkroi deputetja e PDK-së, megjithatë, duke mos përmendur emra, raporton Koha.net.
Ajo ka falënderuar simpatizantët e PDK-së të cilët sipas saj, “tejkaluan politikën dhe e mbështetën luftën e UÇK-së”.
Musliu tha se në protestë doli për të përkrahur sakrificën e secilit që dha për lirinë e Kosovës, e në veçanti të Shkelzen dhe Luan Haradinajt.
“Për të shprehur edhe njëherë respektin dhe mirënjohjen time për luftën e Shkelzenit dhe Luanit, për luftën e shenjtë të mijëra dëshmorëve, dhjetëra mijëra ushtarëve e veteranëve, vuajtjen e mijëra grave e vajzave të dhunuara. Për mijëra fëmijë të vrarë e masakruar, për shumë konaqe të mbyllura e lana shkret”, ka shkruar deputetja Musliu.
Në fund, ajo tha: “#MeRamushin dhe #UÇK, por kurrë asnjëherë me ata që tentojnë ta njollosin luftën e lavdishme për liri!”.