Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve, Jonuz Musliu u ka bërë thirrje të enjten shqiptarëve në komunat Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe, të caktuara për datën 2 prill.
Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta se deri te ftesa ka ardhur pasi që asnjëri nga kandidatët presidencialë në programin e tyre nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.
Musliu, i cili është lider i Lëvizjes për Progres Demokratik theksoi se të gjithë kandidatët në zgjedhjet për president të Serbisë janë treguar diskriminues ndaj shqiptarëve, që është edhe arsyeja për të cilën i ka bërë thirrje votuesve shqiptarë që të mos marrin pjesë në zgjedhje, transmeton kp.
Ai ka bërë të ditur se deri më tash nuk është zgjidhur asnjë problem, as përdorimi i simboleve dhe ka mungesë të investimeve.
-
KKSH i Luginës fton shqiptarët t’i bojkotojnë zgjedhjet e Serbisë
-
Bislimi thirrje shqiptarëve në Luginë: Vota e 17 dhjetorit, votë për rezistencë
-
Lista Serbe bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve: Shikoni me përbuzje ata që dalin të votojnë
-
Tërhiqet Vuçiq: Serbët e Kosovës mund të votojnë në Serbi
-
Vuçiqi shpall “situatë të vështirë në Serbi” pas refuzimit të Kosovës për zgjedhjet