Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mushkolaj: Kosova ta shfrytëzojë shansin për Këshill të Evropës, s’e bëri më 2014

Profesoresha e Drejtësisë, Gjyljeta Mushkolaj, ka thënë se suspendimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës është rast ideal që Kosova të aplikojë për pranim në këtë organizatë. Sipas saj, më 2014 shansi ka qenë i njëjtë, pasi Rusia ishte suspenduar për shkak të aneksimit të Krimesë. Megjithatë, Mushkolaj ka thënë se atë kohë Kosova ka qenë më e preokupuar me çështje të brendshme.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Mushkolaj ka thënë se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës është i rrezikshëm për Kosovën dhe tërë rajonin e edhe më gjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë historikun më të ri, në 20 vjetët e fundit, rritja e aspiratave të Rusisë për agresione të tilla, situata te ne ka reflektuar në degjenerim”, ka thënë ajo. Sipas saj, “Kemi qenë më shumë të preokupuar në çështjet e brendshme dhe s’e kemi pa si popull e as si institucione rrezikun që do të na presë që nga viti 2014 e këndej kur është okupuar Krimeja”.

“Kur ka rënë ajo, bashkësia ndërkombëtare ka qenë relativisht e shqetësuar. Fatkeqësisht gjithmonë janë më të shqetësuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa, që e kemi vënë re jo për herë të parë, Evropa. E Evropa do të duhej të ishte më syçelë edhe atëherë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kosova atë kohë pati dështuar për shkak se s’ka qenë e përgatitur ta shfrytëzonte shansin historik për shkak të fokusit në raportin e Dick Martyt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne jo vetëm që s’ishim të përgatitur, por s’i kemi shfrytëzuar shanset historike që i kemi pas më 2014, njësoj sikurse tash në këto ditë me këtë agresion të fundit, Këshilli i Evropës e pati suspenduar Rusinë nga institucionet e Këshillit të Evropës sidomos nga Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Ministrave dhe situata ka qenë në Këshillin e Evropës e njëjtë sikurse që është sot. Çfarë ne s’kemi bërë më 2014, që i kemi pasur të gjitha kushtet teknike të përmbushura për të aplikuar për pranim, i kemi pas rrethanat fantastike, ne s’kemi pas vullnet politik të brendshëm për të filluar procesin e aplikimit për anëtarësim”, ka thënë ajo.

Sipas saj, situata është përsëritur dhe se Kosova duhet të fokusohet që të tërheqë vëmendjen botërore për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Nëse nuk shfrytëzohet rasti, interesat në botë mund të ndryshohen”, ka thënë ajo.