Avokati Skender Musa ka deklaruar se EULEX-i nuk ka funksionuar në Kosovë për vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit, pasi që sipas tij, të akuzuarit, janë parë që nga fillimi si fajtorë.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se misioni i EULEX-it i ka paragjykuar të akuzuarit apo të dyshuarit.
“Në këtë mision ka ekzistuar paragjykimi i të akuzuarve, duke u parë si fajtorë. Çdo person i arrestuar është parë si fajtor. Nga gjyqtarët e EULEX-it nga vendet demokratike si Britania e Madhe, Gjermania, është pritur që të ketë një sistem më të drejt, por është dëshmuar edhe ma herët që ky mision s’ka pasur qëllim vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit”, ka thënë ai.
Musa ka theksuar se qëllim i EULEX-it ka qenë ndjekja e figurave politike në Kosovë dhe ndryshimi i realitetit.
-
Musa: Ndodh që arrestimet e disa serbëve në Kosovë të bëhen për qëllime politike
-
EULEX-i del me sqarim për rolin e tij mbi operacionet e autoriteteve të Kosovës në veri
-
EULEX-i i reagon Listës Serbe pasi tha se BE-ja duhet të nis analiza mbi punën e misionit
- Parkimi i gabuar si simbol i dështimit të EULEX-it në Kosovë
-
Ish-kryegjyqtari i EULEX-it flet për “skandalet” e misionit të EULEX-it