Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë më shumë në periudhën janar-qershore të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në një konferencë për media, drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj tha se në këtë periudhë të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Murtezaj tha se pavarësisht sfidave që po ballafaqohet vendi nga ana ekonomike, falë punës që po bëjnë kanë arritur të shënojnë progres në këtë drejtim.
Mes tjerash, duke folur për inkasimin e borxheve, Murtezaj tha se ka ulje të borxheve në këtë drejtim.
Ai ka theksuar se sfidë kryesore e ATK-së është identifikimi dhe trajtimi i personave, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e tyre personale. / KP
-
Të hyrat në ATK për 10.8% më të larta, për 6 muaj u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime
-
ATK-ja rrit të hyrat për 62.9 milionë euro
-
ATK-ja mblodhi më shumë të hyra krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar
-
ATK: 32.8 milionë euro të hyra më shumë se vitin e kaluar për periudhën janar-mars
-
Murtezaj: Kemi mbi 24 milionë euro më tepër të hyra tatimore sesa vitin e kaluar