Ani pse sot në Kuvendin e Kosovës u nënshkruan 90 deputetë për ta votuar rezolutën për të pagjeturit, të pranishëm ishin vetëm 56 deputetë.
Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se këta deputetë, për asgjë tjetër, të paktën do të duhej të ishin të pranishëm në sallë në shenjë respekti për familjarët e të pagjeturve, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se u dështua të realizohej edhe ky minimum pritjeje nga deputetë.
“ Fati i të pagjeturve është një barrë e rëndë për shoqërinë e institucionet tona, ndonëse i krijuar si problem, si pasojë e politikës nacional-shoviniste të Serbisë. Megjithatë institucionet tona, duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet, që familjet së paku të gjejnë qetësinë shpirtërore duke punuar të gjendet trupat e më të dashurve të tyre. E nëse kurrgjë tjetër, sot, deputetët tanë të zgjedhur, do të duhej në shenjë respekti, të ishin në sallën e Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën për të pagjeturit. Këtë minimum pritjeje që kemi prej tyre, dështuan ta realizojnë”, ka shkruar Murati në Facebook.
Kujtojmë se pas mbajtjes së seancës ku nuk u miratua rezoluta për të pagjeturit në mungesë kuorumi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se duhet t’iu ndalen mëditjet deputetëve të cilët janë nënshkruar dhe nuk kanë qëndruar në seancë.
-
Shtyrje fizike mes deputetëve në Kuvend, në interpelancën për të pagjeturit
-
Kurti: Fati i të pagjeturve asnjëherë s’ka marrë vëmendjen e duhur, pushtetarët luajnë me dhimbjen e familjarëve
-
Veseli premton se në dialog me Serbinë, prioritet janë të pagjeturit
-
Kuvendi miratoi Rezolutën për të pagjeturit
-
U nënshkruan 90 deputetë e në sallë s’ka kuorum, Veseli propozon t’u hiqet mëditja