Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur absurd vendimin e Gjykatës supreme me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ për arkat fiskale digjitale.
Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se nxjerrja e vendimeve nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.
Murati ka theksuar se me këtë udhëzim do të përfundonte “monopoli i arkave fiskale me kosto enorme për bizneset tatimpaguese”
“Mirëpo sot Gjykata Supreme, me gjykatës Delushe Halimi, Lumni Sallauka, dhe Franciska Zhitija-Ymeri, paska vendosur që Udhëzimi Administrativ për arka fiskale digjitale të shfuqizohet. Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit, dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale”, ka shkruar Murati në Facebook.
Sipas tij si pasojë e këtij vendimi, “bizneset do të vazhdojnë të kenë kosto vjetore prej mbi 5 milionë euro në vit”.
Murati nuk ka komentuar lidhur me atë nëse përben shkelje kushtetuese nxjerrja e akteve nënligjore nga një ministër në detyrë që ushtron edhe pozitën e deputetit.
Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese
Gjykata Supreme e Kosovës të martën ka vlerësuar se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person...-
Supremja: Deputeti nuk mund të ushtrojë funksion ministri
-
Murati – gjykatësve të Supremes: Mjaftonte të lexonit aktgjykimin e Kushtetueses, që të mos bëheshit horë
-
Murati: Arkat fiskale po bëhen dixhitale
-
Jashari për vendimin e Supremes: Moralisht, një ministër në detyrë duhet ta marrë parasysh
-
Murati akuzon gjyqtarët se përdorën terminologji të opozitës, Bajrami kërkon aktivizimin e Prokurorisë