Ministri i Financave, Hekuran Murati, po përballet me kritika nga opozita në arsyetimet e tij para Komisionit Parlamentar për Buxhet për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për “projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.
Siç raporton KP, Murati ka thënë se kjo marrëveshje parasheh reformë të skemave sociale e pensionale dhe se kredia e rregullon këtë fushë.
“Nuk po marrim kredi për skema sociale, por për reformë në këtë sektor”, ka thënë ai.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka kritikuar marrëveshjen për kredi 47 milionë euroshe.
Ndërsa, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nga kjo marrëveshje, 15 milionë euro janë për mbështetje direkte buxhetore, që sipas tij janë të panevojshme.
“Në histori nuk ka ndodhur me marrë kredi për skema sociale. Është e pakuptimtë me thënë po marrim kredi e borxhi s’po rritet”, ka deklaruar ai.
Edhe
Murati lavdëron veten për punët në Ministri, opozita e bashkëpartiaku e kritikojnë ashpër
Ministri Murati qeshi me komentet e ish-kryeministrit Hoti. Kjo nxitin reagimin e deputetit të LDK-së.
“Kërkoj të jeni serioz kur flisni me mua”, iu drejtua Hoti ministrit Muratit./KP