Shkollat e Kosovës po përballen me mungesë të teknologjisë së informimit dhe komunikimit (TIK) dhe mosintegrim të teknologjisë bashkëkohore në kurrikulë.
Sipas ekspertëve të arsimit, mungesa e prezencës së teknologjisë paraqet mangësi serioze të sistemit të arsimit në vend, shkruan sot Koha Ditore.
Derisa shkollat që gjenden në pjesët rurale shumica nuk kanë pajisje teknologjike, në kryeqytet edhe pse shumica e shkollave janë të pajisura me kompjuterë, në shumë raste ata janë jashtë përdorimit.
Zëvendësdrejtoresha e shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë, Drita Qorolli, ka thënë për gazetën se në këtë shkollë në kabinetin e informatikës kanë gjithsej 32 laptopë, por që prej tyre 10 janë jashtë funksionit... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shumë institucione shkollore në Kosovë, pa kompjuterë e internet
-
Shkollat publike me kompjuterë të vjetruar e pa internet
-
Zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë po vlerësohet i vështirë, shkak mungesa e infrastrukturës
-
Për mungesë të infrastrukturës, nxënësit mbajnë edukatë fizike në klasa
-
Ministria përfshin lëndën e kodimit, por shumë shkolla janë pa kompjuterë e internet