Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungesa e liberalizimit të vizave po i dëmton shumë bizneset

Dy vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ajo nuk po shfrytëzohet mjaftueshëm.

Pengesë për qarkullimin e lirë të mallrave është bërë kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve, raporton KTV.

Procedurat e gjata për t’u pajisur me vizë dhe lëshimi i tyre për periudha të shkurta kohore e kanë penguar në masë të madhe zhvillimin e bizneseve.

Me një situatë të tillë është përballur afaristi Njazi Musliu.

Ai tregon se në fund të vitit të kaluar ka lidhur kontratë me një kompani italiane por në mungesë të vizave të anëtarëve të stafit menaxhues, ende nuk janë takuar.

Por 70 për qind e bizneseve në vend janë ankuar për telashet me viza dhe mundësitë e vogla për t’u bërë pjesë e tregut evropian.

Derisa vetëm 20 për qind e atyre që kanë kontraktuar punë jashtë vendit kanë arritur t’i zbatojnë projektet, sipas statistikave të Odës Ekonomike.

Edhe Një përqindje e madhe e bizneseve kanë pësuar dëme nga mosliberalizimi i vizave Arbëri Një përqindje e madhe e bizneseve kanë pësuar dëme nga mosliberalizimi i vizave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se kjo gjendje po ndikon në largimin e klientëve apo investitorëve të huaj.

Në Ministrinë e Tregtisë pranojnë se mungesa e liberalizimit ka ndikuar në ulje të eksportit.

Mirëpo, Besian Mustafa, nga Agjencia për Nxitjen e Investimeve në MTI, thotë se nuk kanë bërë presion te ambasadat në uljen e kritereve për marrjen e vizës për personat afaristë.