Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungesa e kushteve elementare për jetesë po e shpopullzon fshatin Debelldeh

Në fshatin Debelldeh të Komunës së Vitisë mungojnë kushtet elementare për jetesë ndërsa bujqësia është burimi i vetëm i të ardhurave për banorët.

Shërbimet shëndetësore, shkollat e mesme dhe shitoret më të afërta për ta janë rreth 14 kilometra nga fshati, raporton KTV.

Banorët kanë thënë se shumica prej tyre nuk posedojnë as makina për shkak të mungesës së kushteve financiare.

Nxënësit e shkollave të mesme janë ata të cilët janë më të prekurit nga këto probleme.

Sipas banorëve, shumë shpesh nxënësit e shkollave të mesme detyrohen të ndërpresin mësimin për shkak të kushteve atmosferike.

Kjo është njëra ndër arsyet kryesore përse banorët e këtij fshati po detyrohen të shpërngulen.

Edhe Mungesa e kushteve elementare për jetesë po e shpopullzon fshatin Debelldeh Video Mungesa e kushteve elementare për jetesë po e shpopullzon fshatin Debelldeh

Nga Komuna e Vitisë kanë thënë se sigurimi i transportit për nxënësit e shkollave të mesme nuk është përgjegjësi e tyre.

Stina e dimrit do ua pamundësojë nxënësve edhe ecjen 14 kilometërshe dhe do të ndikojë edhe më shumë në boshatisjen e këtij fshati.