Përfaqësues të biznesit privat në Komunën e Gjilanit janë ankuar se kanë probleme për zhvillim veprimtarish. Ata ankohen se mungojnë punonjësit e kualifikuar, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tyre, në deficitin e kuadrove profesionale kanë ndikuar mungesat e reformave në arsim, duke bërë që të mos ketë një ndërlidhje me tregun e punës. Sipas tyre orientimi i nxënësve të shkollave të mesme është përfundimi i arsimit të lartë dhe preferencat e tyre për punësimin në sektorin publik. Ata thonë se në Kosovë nuk ka themelim të shkollave të reja profesionale.
Maliq Kosumi, i cili në vitin 2007 ishte kthyer nga Zvicra dhe kishte hapur biznesin e tij furrtar në Gjilan me 12 punëtorë të angazhuar, deklaron se ka probleme me gjetjen e kuadrove profesionale, të cilat do të kontribuonin në zgjerimin e prodhimit. Ai thekson se këto çështje të biznesit duhet të adresohen edhe në nivelin qendror.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Azemi: Bizneset po ballafaqohen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar
-
Pak interesim për t’u regjistruar në profesionet deficitare
-
Mungojnë statistikat për profilet që nevojiten në tregun e punës
-
Pronarët e bizneseve në Gjilan në hall, ankohen për mungesë të mbështetjes
-
Raporti i “Çohu” për shkollat profesionale: Mungesë pajisjesh dhe lidhjes me tregun e punës