Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungesa e investimeve nxit emigrimin e popullatës

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Kamenicë nuk ka marrë mesazhe të mira në takimin me kreun komunal Qëndron Kastrati. Në një bashkëbisedim Haradinajt i është thënë se migrimi i popullatës nga Komuna e Kamenicës në komuna të tjera dhe rënia e natalitetit përbën shqetësim për Komunën.

Sipas zyrtarëve komunalë në këtë komunë nuk ka pasur investime në financimin e projekteve që do të ndikonin në zhvillimin e bujqësisë, në infrastrukturë rrugore dhe investime në projekte që janë të rëndësishme për komunitetin siç janë sistemi i ujit të pijshëm etj, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri ka deklaruar se klima e mirë e sigurisë dhe integrimi i komuniteteve në Kamenicë është një mundësi e mirë që të kërkohen fonde nga BE-ja për realizim të projekteve. Ai ka thënë se ka disa ide kur bëhet fjalë për natalitetin dhe migrimin e popullatës.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)