Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungesa e barnave detyron pacientët në QKUK t’i blejnë të gjitha vet

Në repartin e gjinekologjisë në QKUK, pacientët që hospitalizohen, thonë se duhet t’i blejnë të gjitha vetë.

Gjendja sipas familjarëve të pacientëve, është e njëjtë edhe në klinikat e tjera, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përderisa zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se ka disa javë që procesi i lidhjes së kontratave për furnizim me produkte nga lista e barnave esenciale, është bartur nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Hoti ka treguar se ministria është në proces të revidimit të listës së barnave esenciale dhe në fund të muajit prill, eventualisht në fillim të muajit maj, sistemi shëndetësor pritet ta ketë listën e re të barnave esenciale.

Ai ka theksuar se buxheti për material shpenzues, përfshirë edhe citostatikët, këtë vit është rritur në 34.9 milionë euro.