96% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në vend, që e përfundojnë shkollimin nuk dinë shkrim e lexim.
Kështu u tha në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në kuadër të temës së diskutimit për Strategji Nacionale për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë 2013-2023.
Nga Shoqata e të Shurdhërve, Enver Kurtalani, bëri të ditur se shumica e fëmijëve që janë të shurdhër, përfundojnë shkollimin si analfabetë funksionalë.
Në këtë komision, ishte paraparë që të raportojnë ministri i Punës, Skënder Reçica, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.
Por, përveç ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, të tjerët nuk shkuan në takimin e komisionit.
Ministri i Arsimit tha se i kanë adresuar të gjitha rekomandimet që dalin nga strategjia dhe që kanë të bëjnë me MASHT-in.
Por, pavarësisht kësaj, Bytyqi e di se ka ende punë për t’u bërë lidhur me këto kategori.
Edhe
Mbi 90 për qind e fëmijëve që janë të verbër përfundojnë shkollimin dhe nuk dinë shkrim-lexim
Kurse, Sebahate Beqiri, nga Down Sindrome, tha se ka disa arritje, por gjendja vazhdon të jetë e rëndë.
Meqë ministrat e tjerë nuk ishin, diskutimet u fokusuan kryesisht te sistemi arsimor dhe të drejtat e këtyre kategorive.
Në dhjetor të vitit të kaluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan kundër një amendamenti që do ta obligonte Qeverinë e Kosovës të paguajë asistentët ose mësuesit plotësues për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkollat publike.
-
98 për qind e fëmijëve që s’dëgjojnë, s’dinë shkrim-lexim pas shkollës së mesme
-
Mungesa e asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara, problematike
-
Avokati i Popullit: Fëmijët e shurdhër përballen me pengesa serioze për arsim cilësor
-
Qehaja: Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, problem për përfshirjen e tyre në shkollim