Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mujko-Nimani: Kosovës po i plaket popullsia

Popullsia e botës ka arritur në tetë miliardë, 11 vjet pasi ka kaluar kufirin prej shtatë miliardësh, ka njoftuar të martën Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Zyra në Prishtinë e Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) ka thënë se prej vitit 1981 deri më sot, 400 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova.

Visare Mujko-Nimani, drejtoreshë e UNFPA, ka thënë se shtetet me zhvillim më të ulët ekonomik janë ato që kanë rritje më të lartë të popullsisë. Ka theksuar se krahas zhvillimit ekonomik, edhe arsimimi i grave ka ndryshuar qasjen ndaj planifikimit të familjes.

“Në vendet e zhvilluara mundësitë janë krejt të tjera, sigurisht zhvillimi ekonomik por edhe edukimi dhe arsimimi i grave dhe punësimi i tyre ka ndryshuar qasjen ndaj planifikimit të familjes dhe lindshmërisë. Shtetet që kanë rritje më të madhe të popullsisë janë shtetet me zhvillim më të ulët ekonomik, janë shtetet aziatike. Afrika po e bën një bum të lindshmërisë”.

Mujko-Nimani ka shtuar se shtetet ballkanike po ballafaqohen po ashtu me rënie të popullsisë.

Edhe Kosova po plaket, deri më 2060 ​mosha mesatare parashihet 49 vjeç Arbëri 3 j. më parë Kosova po plaket, deri më 2060 ​mosha mesatare parashihet 49 vjeç

“Në pjesë të tjera të botës kemi zvogëlim të natalitetit. 17 vendet e Evropës që kanë pësuar zvogëlim më drastik të popullatës prej vitit 1999 deri sot, gjenden në Evropë. Kosova nuk është bash në atë nivel. Shtetet ballkanike kanë filluar të ballafaqohen me rënie të popullsisë. Kryesisht një numër është për shkak të rënies të fertilitetit, por në anën tjetër brenga kryesore është migrimi i të rinjve”, ka thënë ajo në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Ajo ka thënë se popullata po plaket edhe në Kosovë, krahas botës, dhe arsye për këtë theksoi migrimin e të rinjve.

“Është e qartë se popullata po plaket jo vetëm në botë, por edhe në Kosovë. Arsyet në Kosovë ndoshta janë më tepër migrimi i të rinjve sesa vetë ndryshimet demografike. Fuqia punëtore 50% e popullatës që janë gratë, nuk marrin pjesë si fuqi punëtore në Kosovë, që do të thotë se 50% të një fuqie nuk shfrytëzohet në Kosovë. Kjo ndikon në zhvillimin ekomomik dhe mirëqenien e përgjithshme”.

Sipas Mujko-Nimanit, duhet të analizohen faktorët që i shtyjnë të rinjtë të migrojnë dhe institucionet të shohin nëse mund t’ua plotësojnë kushtet.

“Ende jemi shteti me popullsinë më të re në botë. Duhet të përqendrohemi dhe të shohim se sa dhe çka kërkojnë të rinjtë, në rastin e migrimit që po shohim nga interesimi i tyre i madh për migrim që nuk është vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan. Çfarë janë ata faktorë që ata do të kishin dëshiru të qëndrojnë në Kosovë dhe institucionet të shohin nëse mund t’i plotësojnë ato kushte. Në bazë të analizave që kemi bë, ata kanë vënë në pah dy gjëra, arsimimin dhe shëndetësinë”.

Edhe Judah për rënien e lindshmërisë: Në Britani ndodhi për 150 vjet, në Kosovë për dy breza Arbëri 7 muaj më parë Judah për rënien e lindshmërisë: Në Britani ndodhi për 150 vjet, në Kosovë për dy breza

“Prej 1981 deri sot është periudha ku përfshihet edhe lufta, kështu që shumë të rinj kanë gjetur shpëtim të largohen nga Kosova. Më alarmante është çka do të ndodhë prej tash e tutje me të rinjtë tanë”.

Ajo ka deklaruar se ritmi i rritjes së popullsisë po ngadalësohet.

“Për miliardëshin e ardhshme, prej 8 në 9 miliardë banorë pritet që kjo kohëzgjatje të jetë më e gjatë, prej 12 do të jetë 14.5 vjet. Tregon që gradualisht trendi i ritmi i rritjes së popullsisë po ngadalësohet. Pritet që deri më 2080 bota të arrijë kulminacionin e popullsisë që parashihet diku 10.5 biliardë banorë dhe të stagnojë aty deri më 2100”.

Ndërsa, theksoi se barra kryesore në lidhje me popullsinë i bie gruas.

“Planifikimi familjar nuk e rrezikon jetën e gruas, nëse kanë qasje në mjete moderne kontraceptive nuk e rrezikojnë jetën e njeriut. Ajo që e rrezikon jetën e gruas është aborti. Përsëri barra kryesore në lidhje me popullsinë po i bie gruas”.

Edhe Bajrami: Nga Kosova po ikin më shumë njerëz se nga vatrat e luftës - Murati: S’i kupton statistikat Arbëri 9 muaj më parë Bajrami: Nga Kosova po ikin më shumë njerëz se nga vatrat e luftës - Murati: S’i kupton statistikat

Ndërkohë, Mujku-Nimani ka thënë se janë disa kategori njerëzisht që preken nga rritja e numrit të popullsisë.

“Minoritetet, persona me aftësi të kufizuar, gratë, të moshuarit, personat me mundësi më të vogla ekonomike, janë ata që preken më së shumti për mosbarazinë e shpërndarjes së resurseve në botë”.