Robert Muharremi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është i lidhur me objektivat e politikës së jashtme të Kosovës.
Sipas tij, edhe pse në programin e qeverisë janë vënë pikat prioritare për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, nuk ka pasur një lëvizje në këtë drejtim, transmeton KsP.
“Që nga viti 2008 Kosova është anëtarësuar në 63 organizata ndërkombëtare. Kosova është anëtare në pak konventa shumëpalëshe. Ku jemi tani. E dimë që njohje kemi pasur një numër bukur të lartë dhe tani, në vitet e fundit, kemi një rënie progresive. Kjo tregon që ka një lloj stagnimi sa u përket njohjeve”, tha Muharremi.
Sipas tij një ndër projektet kryesore është anëtarësimi në Interpol dhe kjo, sipas Muharremit, nuk ka ecur mirë.
“Ku janë problemet. Problemi është a i kemi votat. Na nevojitet 2/3 e anëtarëve që votojnë. E kemi dhe problemin e UNMIK-ut, pasi që ky mision ka marrëveshje me Interpolin dhe komunikimi vazhdon me UNMIK-un. UNMIK-u ka shprehur rezervë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kemi risk real sa i përket Interpolit”, ka thënë Muharremi.
Ai ka bërë apel që MPJ dhe Zyra e kryeministrit dhe e presidentit t’i shikojnë pak instrumentet për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar.
- Mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL: Politizimi i sigurisë dhe pasojat për rajonin
-
Moratoriumit i vjen fundi: Kosova kërkon anëtarësime, Serbia çnjohje
-
Kosova pritet t’ia mësyjë sërish Interpolit, ekspertët thonë se do të dështojë sërish
-
Kosova rrezikon të mos anëtarësohet në Interpol, MPJ thotë se nuk ishte prioritet
-
Thellohen mëdyshjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL