Kompanitë farmaceutike nuk do të mundë të vazhdojnë abuzimin me çmime me barna nëse kalon Udhëzimi Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve dhe Pajisjeve Mjekësore.
Ky UA vendos “tavan” për secilin produkt mjekësor, shkruan sot Koha Ditore. Udhëzimi i cili tanimë është vetëm draft është punuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Bankën Botërore.
Për këtë draft MSh-ja ka mbajtur të premten diskutim publik.
Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve mjekësore vlen vetëm për produkte dhe pajisje mjekësore, që janë pjesë e Listës Esenciale. Lista Esenciale është “regjistër” i barnave, e hartuar nga shteti e që janë obligative për MSH-në që t’i blejë. Përveç Listës Esenciale këtë vit do të hartohet edhe Lista e Barnave të Rimbursueshme.
Siç ka mësuar gazeta kjo listë fillimisht do t’i ketë rreth dhjetë produkte që kryesisht janë për sëmundje kronike për të cilat kosovarët kanë vdekshmëri më të lartë. Lista ende nuk është finalizuar, planifikohet që nga fundi i këtij viti produktet nga kjo listë pacientët kosovarë t’i marrin pa pagesë në barnatore. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
MSH-ja shfuqizon udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave, farmacistët e quajnë vendim kriminal
-
MSH-së i lejohet unifikimi dhe përcaktimi i çmimit të barnave
-
Paralajmërohet mundësia për rritjen e numrit të llojeve të barnave në treg
-
Shteti lë pacientët nën mëshirën e kompanive farmaceutike
-
Paralajmërohet mundësia e mungesës së barnave shkaku i vendimit për unifikim çmimesh