Ministria e Shëndetësisë do të shpenzojë këtë vit rreth 600 mijë euro më shumë për produktin “Low Molecular Weight Heparin”- Heparin për shkak që ka përzgjedhur një ofertë mbi një milion euro vetëm për këtë bar.
Organi Shqyrtues i Prokurimit është munduar ta korrigjojë këtë vlerë duke e kthyer tenderin në rivlerësim, pasi ky institucion ka vlerësuar se produkti i njëjtë viteve të kaluara është blerë shumë më lirë, shkruan sot Koha Ditore.
Por MSH-ja edhe pas këtij vendimi të OSHP-së ka zgjedhur produktin e njëjtë për ta blerë.
Produkti i zgjedhur i MSH-së është produkt kinez, ndërsa produkti që është më i lirë për 600 mijë euro është produkt i kompanisë amerikane “PFIZER”. Ministria e Shëndetësisë është arsyetuar se ka zgjedhur këtë bar për shkak që vëllimi i tij ka qenë preferencë e mjekëve të QKUK-së, por kjo ministri e furnizon QKUK-në aktualisht me produktin e njëjtë me vëllimin e njëjtë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
MSH-ja produktin e njëjtë e blen 100 për qind më shtrenjtë se në kontratën e kaluar
-
Komercialja i jep të drejtë kompanisë që ofertoi me çmim 300% më të lartë sesa ai i tregut
-
20 mijë euro kredi për barnat që s’i siguron shteti
-
SHSKUK-ja bleu barin 363 euro për njësi, edhe pse pranoi ofertën për 123 euro më lirë
-
SHSKUK-ja, në emër të urgjencave, dëmton buxhetin me çmime të fryra