Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPJD-ja kërkon lirimin e shtetasit kosovar të arrestuar në Serbi

Ndërhyrjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Serbi është detyruar ta kërkojë Ministria e Punëve të Jashtme, lidhur me arrestimin e dy qytetarëve të Kosovës në afërsi të pikëkalimit kufitar në Merdarë.

Përmes një komunikate për media, tri ditë pas arrestimit të Blerim Maqastenës e Berat Mexhuanit, MPJD-ja e ka kritikuar palën serbe për vonesë në dhënien e informacioneve lidhur me rastin.

Më tutje, nga kjo ministri kanë bërë thirrje që nga shtetasit kosovarë të evitohet qarkullimi afër territorit të Serbisë.

Por, kaq i ashpër lidhur me arrestimin e qytetarëve të Kosovës, njërit prej së cilëve i është caktuar edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nuk ka qenë shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti.

“Zyra jonë ndërlidhëse në Beograd është marrë, i ka ndjekë procedurat për qytetarët e Kosovës që janë arrestuar gjoja në pjesën serbe. Unë besoj që shumë shpejt do të kemi informata të detajuara”.

E me reagimin e institucioneve të Kosovës nuk janë të kënaqur nga Partia Socialdemokrate, përfaqësues i së cilës në Kuvendin Komunal të Podujevës është njëri nga të arrestuarit Blerim Maqastena.

Edhe MPJD kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj arrestimeve të kosovarëve në Serbi Arbëri MPJD kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj arrestimeve të kosovarëve në Serbi

“Nuk mund të kalojë në heshtje dhe të normalizohet një sjellje kaq e padrejtë e Serbisë, e cila nuk është hera e parë që po ndodh. Ne po presim që ata të reagojnë e jo vetëm reagime kështu farsë por të merren me shumë seriozisht me të gjithë mekanizmat që i kanë që Blerimi sa më shpejt të kthehet në Kosovë dhe të mos mbahet atje pa nevojë dhe paarsye”, tha Nol Nushi, anëtar i PSD-së.

Sipas Policisë së Kosovës, asamblisti i PSD-së, Blerim Maqastena dhe shoku i tij Berat Mexhuani, të cilët kanë qenë në afërsi të fshatit Mirovc, si pasojë e mjegullës kanë dalë në territorin serb. Pas marrjes së informatave, Policia e Kosovës e ka informuar palën tjetër në kufi, nga e cila është konfirmuar se Maqastena dhe Mexhuani janë ndaluar nga autoritetet serbe. Për ta nuk janë dhënë detaje shtesë.