Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPJ e Kosovës mirëpret ri-emërimin e Bushatit shef të diplomacisë së Shqipërisë

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka mirëpritur ri-emërimin e homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, për Ministër të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, duke e vlerësuar ri-emërimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare si të rëndësisë së veçantë në konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike dhe komunitetin ndërkombëtarë, njofton kumtesa nga MPJ, transmeton Koha.net.

“Me kënaqësi të veçantë mora lajmin për ri-emërimin e Ministrit Bushati edhe për një mandat në krye të diplomacisë shqiptare. Uroj që vazhdimi i punës së Tij të jetë i rëndësisë së veçantë, jo vetëm për integrimin e plotë të Republikës së Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike, por, edhe në vazhdimin e mbështetjes së fuqishme për konsolidimin e mëtejmë të Republikës së Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat Euro-Atlantike dhe komunitetin ndërkombëtarë, ashtu siç Ministri Bushati ka dëshmuar me punën e tij gjatë mandatit të kaluar. Ministrit të ri-emëruar Bushati i ofroj mbështetjen time të plotë dhe paralelisht me këtë shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tim për vazhdimin e bashkërendimit dhe koordinimit të çështjeve të interesit të përbashkët të të dyja shteteve”, ka thënë Ministri Demaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo