Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njofton të gjithë operatorët ekonomikë se sot, e mërkure, me datën 25 mars, nga ora 10:00, deri në ora 18:00, nuk ka kufizim të lëvizjes për punonjësit dhe administratën e operatorëve ekonomikë.
“Njoftohen të gjithë operatorët ekonomik të fushë veprimtarisë, të cilëve u është e lejuar qarkullimi në bazë të vendimit të Qeverisë me numër: 1/15 të datën 23.03.2020, si dhe me urdhëresë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike(MEPTINIS), të datës 23.03.2020, rreth klasifikimit të veprimtarive ekonomike, sipas kodeve NACE, që sot me datën 25 mars, e mërkure, nga ora 10:00, deri në 18:00 nuk ka kufizim të lëvizjes për punonjësit dhe administratën e këtyre operatorëve”, thuhet në njoftim.
Sot gjatë ditës Ministria përmes një konference për media do të qartësojë dhe ofrojë udhëzimet se si do të rregullohet funksionimi i veprimtarive ekonomike dhe lëvizjes së punonjësve të tyre gjatë masave të aplikuara.
-
MEPTINIS sqaron mundësinë e qarkullimit të operatorëve ekonomikë
-
Bujqve që punojnë në fermat e tyre do t’u lejohet lëvizja nga ora 6 deri në orën 20
-
Gazetarëve e punonjësve medialë nuk u kufizohet lëvizja
-
Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
-
Vazhdon kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë