Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPB-ja mban jashtëligjshëm 64 pozita me ushtrues detyre

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), dhe institucionet që veprojnë në kuadër të saj, gjatë vitit të kaluar kanë mbajtur 64 pozita me ushtrues detyre.

Numri i lartë i pozitave, që ushtrohen në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil në MPB, respektivisht Udhëzimin Administrativ mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, është çështje që është identifikuar në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA), këtë vit, por edhe në vitet e mëhershme, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta ka tentuar që për këtë çështje të marrë një përgjigje nga ana e ministrit në largim Skënder Hyseni, por ai nuk është përgjigjur ne telefon.

Ndërkohë, që në letrën e konfirmimit të pranimit të raportit të ZKA-së, që mban datën 7 qershor të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, Lulëzim Ejupi, është pajtuar me të gjitha gjetjet e Auditimit. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.