Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve.
“Tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojnë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet” është thënë në njoftimin e MPB-së.
Më tutje MPB ka bërë thirrje që në situatat kur qytetarët nuk kanë mundësi të veprojnë, atëherë ata duhet të lajmërojnë rrezikun duke kontaktuar Qendrën Operative Emergjente, Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe Policinë e Kosovës.
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave apelon për kujdes nga shkaktimi i zjarreve
-
Zjarre në malet përreth Prishtinës, Komuna me apel për qytetarët
-
Ngritja e temperaturave, Agjencia e Emergjencave apel urgjent qytetarëve të mos ndezin zjarre
-
Alarmohet për zjarre