Kosova, edhe pse një vend me popullsi dhe territor të vogël, është mjaft tërheqëse dhe zgjon kureshtjen e të huajve. Ka shumë të tillë të cilët kanë braktisur vendlindjen për të jetuar në ndonjë qytet kosovar.
Si shumë të tjerë, edhe Andy Moxon ka zgjedhur Kosovën për të punuar dhe jetuar. Tashmë janë bërë 4 vjet që familja Moxon jeton në Shtime.
Sipas tij, fillimet ishin më të vështira, kryesisht për shkak të gjuhës. Por, gjuha sot nuk është pengesë për të, pasi që anglezi flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, raporton KTV.
Ai thotë se mikpritja e kosovarëve është kujtimi më i bukur për të dhe ajo nuk është zbehur asnjëherë. Kjo edhe ka impresionuar çiftin për të vazhduar jetesën në Kosovë edhe për disa vite. Moxon thotë se kur ka ardhur në Kosovë, është mrekulluar me natyrën, me kulturën, traditën, por edhe me ushqimin shqiptar.
Moxon dijen e tij prej inxhinieri tashmë e ndan edhe me të tjerët. Andy Moxon tashmë ka kursin e tij për inovatorët e rinj, i dizajnuar për ta ngjallur kureshtjen e brezit të ri të shkencëtarëve.
Ndërsa në këtë kurs tashmë mësohet edhe gjuha angleze dhe Andy Moxon tashmë ka 3 grupe.
Nuk është vetëm Andy nga familja e tij që është i angazhuar, pasi përveç fëmijëve, të cilët e ndjekin shkollën, edhe bashkëshortja e tij, me profesion mjeke, përmes trajnimeve, ndan përvojat e saj me të tjerët.
Edhe
Andy nga Anglia në Shtime, për t’i mësuar të rinjtë
Moxon thotë se edhe anëtarët e tjerë tashmë janë ambientuar dhe e kanë mësuar gjuhën shqipe.
Për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Andy Moxon dha një mesazh për të gjithë popullin kosovar, veçanërisht të rinjtë.
E një vizitë ekipi i KTV-së ia bëri edhe më të voglit të familjes, Samuelit.