Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti të dielën në Kosovë

Mot kryesisht me diell dhe vapë do të mbajë gjatë pjesës më të madhe të ditës së diele në Kosovë, sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik.

“Pasdite do të ketë vranësira të pakta, por me mundësi të zhvillimit të tyre dhe riga të izoluara shiu në formë stuhie”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.