Mot kryesisht me vranësira dhe me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do të jetë kryesisht i ngjashëm me atë të një dite më parë, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës.
Vende-vende mund të ketë riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore do të ketë shi me intensitet mesatar.
Gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.