Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Orët e paradites së sotshme në Shqipëri do të dominohen nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore veriore, të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në ultësirën perëndimore, duke lënë me vranësira disi më të shpeshta zonat verilindore- juglindore. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë të tyre në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.