Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Në gjithë territorin e Shqipërisë mbetet dominant moti i kthjellët dhe temperaturat e larta deri në mesditë kur në ekstremin verior dhe verilindor do të ketë vranësira të përkohshme.

Pjesa e dytë e ditës, do të karakterizohet nga kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore. Në të njëjtat kushte mbetet mbrëmja dhe orët e natës, në të gjithë territorin shqiptar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “MeteoAlb”, për sa i përket temperaturave të ajrit nuk priten ndryshime të ndjeshme duke bërë që maksimumi në rang vendi të mbetet rreth vlerës 38ºC – 39 ºC .

Era do të fryjë kryesisht e lehtë por mesatare pas mesditës duke arritur shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior, për në det do të ketë dallgëzim 1 – 2 ballë.