Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës në Shqipëri do të jenë me kthjellime dhe vranësira, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore.
Por në orët e mesditës vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat dhe reshjet e shiut, ku më të fokusuara shirat do të jenë në Jug dhe Veri të Shqipërisë. Në zonat e thella malore priten dhe reshje dëbore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Lezhës me 18°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë. /tvklan.al