Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin reshje shiu deri pasdite.

Në pjesën e dytë të ditën pritet mot i kthjellët. Për herë të parë në zonat veriore dhe verilindore reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga 0ºC deri në 7ºC, në zonat e ulëta nga 5ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 9°C në 15ºC. Era do të fryjë në drejtim jugor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.