Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Paraditja në vendin tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, më të dukshme në zonat veriore dhe përgjatë kufirit lindor. Po ashtu do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike edhe gjatë pjesës së dytë të ditës në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Sarandës 16°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./tvklan.al