Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në ishujt britanikë, e cila ka sjellë reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë.
Sot, e premte, dt 29 nëntor 2019, moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në orët e para të mëngjesit. Gradualisht gjatë ditës reshjet do të jenë me ndërprerje , nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Era do të jetë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me tendencë në rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/13°C
Zonat e ulëta 10/18°C
Zonat bregdetare 12/19°C