Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Moti gjatë ditës së sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Sipas shërbimit meteorologjik do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri në orën 12:00 në pjesën veriore.

Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, reshjet fitojnë intensitet dhe janë të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rebeshëve në veriperëndim dhe në pjesën qendrore, transmeton atsh.

Parashikohet që baza e reve të ulëta do të jetë 300 metër.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me 1-28 m/sek. Gjithashtu, pritet erë intensive dhe me rrahje në bregdet në pjesën e parë të ditës.

Deti i forcës do të jetë 7-8 me lartësi dallge 6.0-7.0 metër.

Shikimi 1-10 km, mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve.