Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Adriatik e cila po mban në territorin e Shqipërisë mot të paqëndrueshëm.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEra do të jetë me intensitet me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 8/17°C
Zonat e ulëta 13/21°C
Zonat bregdetare 14/21°C