Orët e para të ditës së sotme dominohen nga reshje intensive në ekstremet Veri- Jug të Shqipërisë, ndërsa reshje më të pakta do të ketë në zonat Qendrore.
Pas mesditës reshjet intensifikohen në të gjithë territorin dhe vetëm në orët e vona të natës, reshjet zhvendosen drejt kufirit Juglindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me vranësira dhe reshje të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë Celsius në të dy ekstremumet termike ditore duke i ngjitur vlerat e tyre në nga 2 në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht e fortë, duke arritur mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 6 ballë.