Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita sot ka nisur me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat minimale u regjistruan nga 9ºC në zonat malore deri në 17ºC në ato bregdetare (konkretisht në Sarandë).

Moti i kthjellët do të vijoj deri në fund të ditës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare pranë zonave malore.

Temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlerat nga 23ºC në zonat malore deri 27ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-8m/s duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë.