Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik në Kosovës edhe sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare, njofton IHMK.
Ndërsa ditëve të para të javës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit ishin rreth vlerave të pashëndetshme, pas ditës së mërkurë, kur parashihet të fryjnë edhe erëra mesatare, pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.
13.11 - Në mëngjes ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës mot i mirë, kryesisht me diell.
14.11 - Mot me vranësira dhe intervale me diell.
Edhe
Moti sot kryesisht me diell
15.11 - Mot pjesërisht i vranët.
16.11 - Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes me ngrica.