Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s.