Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

xhami

Ilustrim

Sot mbi vendin tonë parashihet që të mbajë mot pothuaj i ngjashëm me ditët e fundit sa i përket kushteve meteorologjike, i vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë edhe riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 deri në 16 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë, njofton IHMK.