Edhe gjatë së martës do të ketë reshje të shiut në vendin tonë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 7-10 gradë.
“Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jen rreth zeros. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.