Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Gjatë ditës së premte në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat do të mund krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 24-29 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.