Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

moti ne kosove - gazeta sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes do të mbajë mot me diell dhe me vrapë. Gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.