Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të shtunën parashihet që vende-vende të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s’, njofton IHMK.