Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me vranësira e intervale me diell

Moti në Kosovë

Të mërkurën në Kosovës pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësira më të dendura dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.

Mëngjesi do të jetë më i ftohtë dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimet e ndryshme.